Që prej minutës së parë të sfidës, “Verdhekuqtë” e Roma-s u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit, në sfidën e raundit të 1/16-ve, të Kupës së Italisë, ndaj Cremonese, mirëpo këta të fundit rezistuan dhe më në fund u kundërpërgjigjën.
Një “përgjumje” e mbrojtjes së skuadrës së Jose Mourinho është shfrytëzuar më së miri nga miqtë e Cremonese, të cilët arrijnë të marrin avantazhin falë “bomberit” italian, Frank Tsadjout, i cili pas 2 xhonglimeve me topin dërgon sferën në rrjetën e Svilar. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: