VIDEO/ Shqiptarët e riatdhesuar përballen me kushte të vështira në hotelet-karantinë

schedule09:05 - 23 Prill, 2020

schedule 09:05 - 23 Prill, 2020

Shqiptarët e riatdhesuar  janë përballur me kushte të vështira në hotelin që kishin rezervuar për karantinën në Durrës.

Disa qytetarë kanë mbërritur në hotel orët e vona të mbrëmjes nga Londra janë shprehur të indinjuar.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj  për ABC News, ata thonë se në hotelin që duhet të bëjnë karantinën nuk kanë pranuar të futen në apartamente me tualete të përbashkëta.

Kushtet e hotelit sipas tyre nuk i plotësojnë kushtet e distancimit social sipas rregullit për mbrojtjen nga koronavirusi.

Sipas tyre, ata kanë pranuar të kalojnë natën në këtë hotel por që sot duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër për kushte më të mira nga dita e sotme.

Për sa i përket shpenzimeve dhe ushqimit në këto hotele, sipas urdhrit të qeverisë një pjesë të këtyre shpenzimeve e paguan personi dhe një pjesë qeveria.

Këta shqiptarë të riatdhesuar, nuk kanë patur pretendime për çmimin që duhet të paguajnë në hotele por refuzojnë të qëndrojnë në hotele ku mungojnë kushtet më elementare të higjienës dhe nuk ruhet distancomi social.

Ministria e infrastrukturës ka njoftuar se do të riatdhesohen shqiptarët të cilët kanë mbetur jashtë vendit sipas një kalendari të përcaktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!