VIDEO/ “Shqiponjat” protagonistë në Turqi, ish-dyshja e Kukësit trondit “gjigandët” e Fenerbahce

schedule21:14 - 24 Prill, 2023

schedule 21:14 - 24 Prill, 2023

Ish-dyshja e Kukësit vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, me “fantazistët” Valon Ethemi e Valon Rroca, të cilët ishin progatonistët absolut të Instanbulspor, përballë një kundërshtari tejet të vështirë si “gjigandët” e Fenerbahce, në përballjen e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit turk të futbollit.

Gjithçka nisi me tetovarin, Valon Ethemi, i cili përktheu mrekullisht në gol një penallti të akorduar në minutën e 57’-të nga arbitri, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 2 me 1 e vetëm pas 9 minutash Rroca dërgon një top fantastik në zonë më Ethemin, i cili me një goditje fantastike barazon gjithçka përballë “fenerëve”.

Vendasit do të shënon sërish në minutën e 71’-të të sfidës me brazilianin Joao Pedro, por në minutën e 96’-të, Eze do të barazonte gjithçka duke vulosur rezultatin e përgjithshëm të sfidës në 3 me 3.

Ish-dyshja e “verilindorëve” të Kukësit po shkëlqejnë këtë sezon në Turqi, me Ethemin që ka shënuar plot 12 gola e ka asistuar 4 të tjerë në 27 javë kampionat, ndërsa Rroca ka shënuar 2 e ka dhuruar 2 të tjerë në 18 paraqitje. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Penalltia e Valon Ethemit, 2-1:

Bashkëpunimi Rroca-Ethemi, 2-2:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!