VIDEO/ Shqiponjat e Lazio nisin fluturimin, Luis Alberto-Immobile i dhurojnë fitoren

schedule22:41 - 24 Tetor, 2020

schedule 22:41 - 24 Tetor, 2020

Fitorja 3-1 ndaj Dortmund në Champions League ka çliruar plotësisht Lazion e Simone Inzaghit, që mposhti 2-1 në “Olimpico” Bolognan në kampionat. Miqtë gjetën rrugën e rrjetë në minutën e 13-të, por teknologjia VAR e anuloi për një faull.

 

Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa bardhekaltrit gjetën golin në minutën e 54-t me anë të Luis Albertos. Gol fantastik ai i yllit spanjoll dhe dhjetë minuta më vonë u fut në fushë Vedat Muriqi.

 

Lazio dyfishoi çerek ore përpara fundit me anë të të zakonshmit Ciro Immobile, i cili dërgoi me kokë në rrjetë një asist të Fares. Pa vlerë rrjeta e “ish”-it De Silvestri në fund dhe ndeshja u mbyll me suksesin e Lazios. /abcnews.al

Serie A, java e pestë
Lazio-Bologna 2-1
(Luis Alberto 54′, Immobile 76′ / De Silvestri 90+1′)