VIDEO/ Shpërthimi në portën e banesës në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja

schedule09:25 - 19 Maj, 2024

schedule 09:25 - 19 Maj, 2024

Një sasi lënde plasëse shpërtheu mbrëmjen e së shtunës në portën e një banese në Fushë Krujë.

ABC News ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.

Lënda shpërthyese u vendos në portën e shtëpisë së shtetasit Artur Kurti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave./abcnews.al