Pak minuta më parë një shpërthim i fortë u raportua në Fushë Krujë. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra, bëri me dije se për fat të mirë ka vetëm demë materiale të cilat janë të konsiderueshme.
Mobileria ndodhet në fshatin Arrameras, pranë rrugës kryesore Tiranë- Fushë Krujë.
Si pasojë e shpërthimit, xhamat e mobilerisë kanë përfunduar deri në rrugën kryesore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Bëhet me dije se godina ishte marrë me qira nga shtetasi Desar Çangu, i cili është vëllai i dhëndrit të pronarit të ndërtesës, Bujar Caraci nga Larushku.
Gazetarja e ABC News, raporton po ashtu se tritoli është vënë nga ana e pasme e objektit pasi para ka pasur kamera. r.t/abcnews.al