VIDEO/ Shpërthimi i tritolit në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes

schedule09:28 - 13 Janar, 2023

schedule 09:28 - 13 Janar, 2023

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer para banesës së shtetasit Pëllumb Shpati në lagjen Dobraç, Shkodër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së Shpatit, i cili është shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, në komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë e këtij shpërthimi mësohet se janë shkaktuar dëmtime të lehtë në banesë dhe automjetin e tij.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe: EMRI/ Tritol banesës së shefit të Krimeve në Shkodër, dëmtohet banesa dhe automjeti

Pas ngjarjes për mediat ka folur babai i Pëllumbit, Gjergj Shpati, i cili është shprehur se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe se sipas tij ka dëme të mëdha materiale.

Lexo edhe: Shpërthimi në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, flet babai: Nuk i kam borxh kujt, ka ndodhur për shkak të detyrës

I ati tregoi gjithashtu se në shtëpinë tre katëshe jetojnë tre familje me 17 anëtar dhe se të gjithë kanë qenë në shtëpi në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Siç është shprehur ai, kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës të së birit si shef i krimeve.

“Ishim 17 vetë tre familje deri në kat të tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, fasada, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd.

Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë.”, ka thënë babai i Pëllumb Shpatit.r.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!