Tre të lënduar shkaktoi shpërthimi i një bombole gazi në zonën e Yzberishtit, orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Të lënduar mbetën, bashkëpronarja Klodiana Simeci dhe dy punonjës, njera prej tyre e identifikuar si Ardiana Mesi.
Në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes, gazetari Andi Qosja bën me dije se dëmet në byrektore janë të konsiderueshme. Dyshohet se shkak i shpërthimit të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola, ndërsa kanë mbërritur edhe ekspertë të ISHTI, të cilët kanë sekuestruar edhe bombolën për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Fatmirësisht gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas përmirësimit do të merret edhe dëshmia e bashkëpronares.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën “3 Dëshmorët” rreth orës 07:25 .
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al