Policia njoftoi sot me një deklaratë të shkurtër për mediat mbi një zjarr të rënë në një qendër kursesh për fëmijë në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë duke mos dhënë detaje të tjera mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.
Por ngjarja duket të jëtë më e rëndë se një zjarr. Një burim i tha abcnews.al se bëhet fjalë për një sulm me lëndë shpërthyese ndaj kësaj qëndre kursesh. Kur kanë shkuar zjarrfikësit kanë gjetur derën e qendrës së kurseve disa metra tej bashkë me xhamat e tyre të vetratës së ambientit, duke bërë që të dyshojnë se fillimisht ka ndodhur nëj shpërthim dhe më pas ka rënë zjarri.
Kjo vërtetohet edhe nga pamjet që ka siguruar abcneës.al nga momenti kur në vendin e ngajrjes kanë mbërritur zjarrfikësit për shuarjen e flakëve.
Për fat të mirë bëhet fjalë për dëme materiale, ndërsa policia po heton për shkaqet e këtij sulmi. Një ndër pistat është edhe ngatërrimi i objektivit pasi nga verifikimet që ka bërë policia deri më tani rezulton të mos kenë konflikte as pronari i këtij ambienti dhe as pronari i biznesit. /abcnews.al