VIDEO/ Shpërthim i madh në Rusi, Ukraina sulmon me dron depon e naftës

schedule10:38 - 19 Janar, 2024

schedule 10:38 - 19 Janar, 2024

Një depo nafte në Rusinë perëndimore është goditur nga një dron ukrainas, duke shkaktuar një zjarr masiv. Zyrtarët rusë thanë se katër rezervuarë nafte me një kapacitet total prej 6,000 metra kub (1.6 milion gallon) u dogjën të premten pasi droni goditi objektet e magazinimit në Klintsy, një qytet me 70,000 banorë që ndodhet rreth 60 kilometra (40 milje) nga kufiri ukrainas.

Sipas informacioneve paraprake, askush nuk është lënduar nga incidenti, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kishin mbërritur në vend për të shuar flakët.

Ukraina ka intensifikuar kohët e fundit përpjekjet e saj për të nervozuar rusët dhe për të minuar pretendimet e presidentit Vladimir Putin se jeta në Rusi po vazhdon normalisht përpara zgjedhjeve presidenciale të 17 marsit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!