Një automjet ka marrë flakë, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 në qytetin e Durrësit.
Mësohet se mjeti ishte i parkuar, ndërkohë zjarrfikësit siç shihet edhe nga pamjet ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq mësohet se policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
/abcnews.al/