Shpërthime të forta kanë tronditur fabrikën e çelikut në Lipetsk në Rusi. Sipas mediave ruse, fabrika ka shpërthyer në flakë pas raportimeve të sulmeve me dron nga Ukraina, ndërsa zjarri ka zgjatur për disa orë, duke u konsideruar si një nga më të mëdhatë të shkaktuar në Rusi.
Guvernatori i rajonit Igor Artamonov në një postim në platformën Telegram thotë se zjarri që ra në fabrikën e NLMK është shuar dhe se nuk ka viktima.
Gjithashtu nënvizohet se po hetohen informacionet për bastisjen e dronëve ukrainas dhe vërtetësinë e videove që janë publikuar në rrjetet sociale.
BREAKING:
Ukrainian suicide drones are striking the Novolipetsk Metallurgical Plant in Lipetsk, Russia pic.twitter.com/rVOBnuy0Gh
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 24, 2024
/abcnews.al/