Pas 35 minutash lojë “verdhekuqtë” e Roma kanë kaluar në avantazh në finalen e madhe të UEFA Europa League, që po zhvillohet në “Puskas Arena”, të Budapestit, falë golit të Paulo Dybala.
Gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1./i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: