Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mesditës së të enjtes në kryeqytet.
Në segmentin e ri të unazës së madhe një automjet tip “Volswagen” si rezultat i shpejtësisë së lartë ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin anësor dhe duke u përmbysur.
Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al janë dërguar nga disa qytetarë foto dhe video nga aksidentit.
Zyrtarisht Policia e Tiranës konfirmon se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar apo të plagosur , vetëm dëme materiale.
Segmenti i ri i unazës së madhe “Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike” që u hap në Shtator të vitit 2017 në shumë raste për shkak të shpejtësisë së lartë të drejtuesve të automjeteve është kthyer në një segment aksidentesh rrugore./tvklan.al