VIDEO/ Shpejtësi fluturuese në mes të kryeqytetit, si e pësuan keq 17 shoferë

schedule09:03 - 12 Janar, 2020

schedule 09:03 - 12 Janar, 2020

Policia Rrugore ka pezulluar 17 patenta gjatë natës së djeshme në Tiranë duke ndëshkuardrejtuesit e që shkelin rregullat.

Sipas policisë patentta janë pezulluar pasi janë kapur drejtues mjetes që lëviznin me shpejtësi nga 138 deri në 170 km/h.

‘Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë

Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

Kontrollet po vijojnë në këto momente edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia vret jetën.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!