Lyoni është surprizuar në shtëpi nga skuadra e Renne, pasi u mposhtën thellë 4-2 në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”.
Një ndeshje shumë e dobët nga vendasit të cilët u “shtangën” nga dëshira e miqve për të siguruar fitoren.
Renne që në pjesën e parë “fiku” vendsasit, teksa shënuan 3 herë me Bourigeaud, Santamaria dhe Mayer. Sapo nisi pjesa e dytë, Lyoni mori goditjen e radhës teksa Terrier realizoi të katërtin.
4 gola ishin shumë për tu rikuperuar, por Lyon vetëm sa ngushtoi deiferencën me Traore që shënoi në portën e tij për golin e 1-4 ndërsa Dembele me 11-metërsh shkurtoi diferencën në 2-4 kur kishin mbetur edhe tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Lyoni me këtë disfatë mbetet në kuotën e 41 pikëve në vendi e 10-të, ndërsa Rennes, për të cilën ishte fitorja e katërt radhazi, ruan vendin e tretë me 49 pikë.
/f.a/abcnews.al