VIDEO/ Shokuse në Greqi, babai tenton të mbysë fëmijën një vjeç në mes të rrugës

schedule09:21 - 1 Korrik, 2022

schedule 09:21 - 1 Korrik, 2022

Një video shokuese po qarkullon në mediat greke, ku shihet një baba që tenton të mbysë fëmijën e tij njëvjeçar në mes të rrugës në zonën e Omonias.

Fatmirësisht reagimi i kalimtarëve ka qenë i menjëhershëm dhe pas një sherri kanë arritur t’ia marrin fëmijën nga duart babait të tij para se ai të përfundojë aktin e tij.

Kanë qenë kalimtarët që e kanë neutralizuar burrin derisa ka mbërritur policia dhe e ka vënë në pranga.

Siç u bë e ditur më pas, autori është 35 vjeç dhe nëna e fëmijës, e cila ka bërë padi ndaj tij në zyrën e dhunës në familje në komisariatin e Omonias, është 34 vjeç.

Në padi, 34-vjeçarja shprehet se babai e ka kapur fëmijën nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë duke i futur gishtat në gojë, gjë që vërtetohet edhe nga video-dokumenti. /abcnews.al