Video shokuese, burri rreh gruan se shkoi në një sallon bukurie

schedule10:36 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:36 - 16 Gusht, 2022

Një burrë në Turkmenistan u tërbua me gruan e tij, e cila guxoi të vizitonte një sallon bukurie. Ai hyn në dyqan dhe fillon të godasë gruan përpara punonjësve dhe klientëve, të cilët qëndrojnë të ngrirë dhe nuk ndërhyjnë aspak për të ndaluar sulmin.

Dhe sikur të mos mjaftonte sulmi i parë, burri largohet dhe pak minuta më vonë kthehet për të goditur sërish me grusht gruan e tij. Sulmi, i kapur në video, duket se ka ndodhur në lagjen Kyoshi pranë kryeqytetit Ashgabat. Në Turkmenistan, gratë jetojnë në një mjedis autoritar.

Qeveria e ka bërë tabu një lyerjen e flokëve dhe procedurat kozmetike. Në fakt, burrat mund të gjobiten nëse gratë e tyre vizitojnë një sallon bukurie, raporton Daily Mail. Qeveria e Turkmenistanit ka rritur kontrollin e të drejtave të grave që kur presidenti i ri Serdar Berdymukhammedov erdhi në pushtet në mars. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!