VIDEO/ Shoku i Ibrahimovic realizon roveshatën që po “çmend” Kinën

schedule16:55 - 10 Shtator, 2020

schedule 16:55 - 10 Shtator, 2020

Marko Arnautovic dhe Hulk shënuan për Shanghai SIPG, që mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Qingdao Huanghai.  Një fitore e pritshme, pasi vendasit ishin favoritë dhe e realizuan objektivin.

Vëmendjen në këtë ndeshje e mori një lojtar i miqve, Romain Alessandrini. 30-vjeçari ka luajtur edhe në Ligue 1 me Renne dhe Marseille, për të kaluar më pas në SHBA te LA Galaxy, ku ishte shok skuadre me Zlatan Ibrahimovic.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes së sotme, sulmuesi francez ka shënuar një gol mjaft të bukur me roveshatë dhe normalisht në rrjetet sociale po bën xhiron. /abcnews.al