ABC ka siguruar pamjet nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme te zona e “Vasil Shantos” në Tiranë ku një makinë tip “Benz” e drejtuar nga një grua 49-vjeçe me inicialet F.Z. si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një prej stacioneve të urbanit. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:55.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy këmbësore.
“Sillni ambulancë! Ujë, po vdes” ishin thirrjet për ndihmë të njërës prej dy grave të plagosura që u përplasën nga “Benz”-i që i mori përpara duke i aksidentuar.
Të plagosurat u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë./ Abcnews.al