VIDEO/ Shoferi kalon me semafor të kuq, por pastaj bën një gabim edhe më të madh

schedule11:14 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:14 - 26 Tetor, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i ofruar një 5 000 lekësh.

I riu u ndalua nga afektivët e Policisë Rrugore pasi ishte futur me semafor të kuq në kryqëzim.

Por, për të shmangur gjobën dhe kalimin në komision, ai i ofroi policit një 5 000 lekësh, gjë për të cilin u arrestua.

Njoftimi i policisë
Rrugoret e kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.

Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.