SHKODËR- Një shtëpi banimi në lagjen “Tophanë” të Shkodrës është shkrumbuar nga zjarri.
Zjarri ka rënë në pjesën e tavanit te shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë për shkëndije elektrike.
Në vendngjarje janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në momentin e rënies se zjarrit në shtëpi nuk ndodhej askush./ abcnews.al