VIDEO/ Shkrumbohet fasoneria në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

schedule08:07 - 27 Qershor, 2022

schedule 08:07 - 27 Qershor, 2022

Një fasoneri është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Vlorë. Gazetari Elton Nikaj raporton se biznesi është në pronësi të një shtetasi italian.

Paraprakisht besohet për zjarrvënie të qëllimshme. Dyshohet që në fasoneri është hedhur lëndë djegëse.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Dëmet janë shkaktuar ne katin e parë të fasonerisë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!