SHKODËR- Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liria” të Shkodrës, në hyrje të qytetit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Kryefamiljari Lulzim Selja me 8 anëtarë, është shprehur se dëmet janë të konsiderueshme pasi zjarri ka djegur të gjitha orenditë. Ai bën apel për ndihmë pasi ndodhen në gjende të vështirë ekonomike.
“Nuk e di me saktësi, por ndoshta korrenti, sepse telat kanë qenë të zhveshur dhe lagështira shumë e madhe. Jemi tetë pjesëtar, 6 fëmijë dhe burrë e grua. Tani jam në rrugë të madhe, s’ka asgjë tjetër. Unë punoj hamall. Nuk di ça të them, të na vijë ndihmë nga shteti apo dikush tjetër. Nuk kam çfarë të bëj. Të tan kemi shpëtu”, ka thënë ai mes lotësh.
Nga flakët e zjarrit rrezikoheshin edhe banesat ngjitur, ndërkohë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
/abcnews.al/

