VIDEO/ Shkoi për të shuar flakët, zjarrfikësja ngec te ura e këmbësorëve në Fier, rrezikon të bjerë në lumë

schedule10:06 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 10:06 - 10 Dhjetor, 2022

Zjarrfikësja që neutralizoi flakët që përfshinë makinën e parkuar në Fier këtë mëngjes ka ngecur në urën e këmbësorëve.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc, goma e zjarrfikëses ka çarë një pjesë nga ura e këmbësorëve, e cila është e shtruar me dru.

Zjarrfikësja rrezikon te bjere ne lumin Gjanica.

Kujtojmë se zjarrfikësja shkoi në vendngjarje në afërsi të kishës në Fier për të shuar zjarrin që kishte kapluar makinën e parkuar e cila i përket Jani Dukës./Abcnews.al/