Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Fier

schedule09:10 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 09:10 - 10 Dhjetor, 2022

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në qytetin e Fierit, në afërsi të kishës.

Abc mëson se mjeti ne pronësi të Jani Dukës, banues në Roskovec ka qenë i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Makina e djegur është “Ford” me targa “AA 359 DG”.

Në vend  kanë shkuar ekipet zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizim e flakëve. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor, automjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit J. D., banues në Roskovec. Automjeti ka qenë i parkuar afër Kishës Orthodhokse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/