Zjarrfikësja që neutralizoi flakët që përfshinë makinën e parkuar në Fier këtë mëngjes ka ngecur në urën e këmbësorëve.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc, goma e zjarrfikëses ka çarë një pjesë nga ura e këmbësorëve, e cila është e shtruar me dru.
Zjarrfikësja rrezikon te bjere ne lumin Gjanica.
Kujtojmë se zjarrfikësja shkoi në vendngjarje në afërsi të kishës në Fier për të shuar zjarrin që kishte kapluar makinën e parkuar e cila i përket Jani Dukës./Abcnews.al/