Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur të enjten në Greqi, kur një copë shkëmbi është shkërmoqur mbi një plazh në ishullin Zakintos. Autoritetet lokale kanë konfirmuar lajmin dhe kanë deklaruar se poshtë masivit të shembur nuk janë gjetur persona të bllokuar. Për fat të mirë asnjë nga personat e plagosur nuk rezulton në rrezik për jetën.
Plazhi ku ndodhi ngjarja, i njohur edhe si “anija e mbytur”, është i populluar nga turistët dhe mund të arrihet vetëm në rrugë detare. Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se fillimisht është dëgjuar një zhurmë, më pas një copë e vogël e shkëmbit është shkërmoqur, e ndjekur nga një copë e dytë e madhe dhe një e tretë edhe më e madhe, që ka shkaktuar panik tek vizitorët. /abcnews.al