PAMJET/ Shkëmbinjtë shkëputen nga mali dhe bien mbi makina, tre të plagosur

schedule08:31 - 11 Gusht, 2020

schedule 08:31 - 11 Gusht, 2020

Disa shkëmbinj të mëdhenj janë shkëputur papritmas nga një sipërfaqe  mali ndërsa bllokuan autostradën në provincën jug-perëndimore në Sichuan në Kinë.

Të paktën tre persona mbetën të plagosur, ndërsa nga pamjet duket bllokimi i autostradës duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar.

Ndërkohë autoritetet bënë me dije se shkëputja e shkëmbinjve ka ndodhur si pasojë e shirave të dendur gjatë ditëve të fundit në këtë zonë.

Pothuajse shumica e rajoneve në Kinë janë goditur nga shira të rrëmbyeshëm duke sjellë edhe përmbytje.