Dhuna ulet këmbëkryq në një ndeshje të Ligës së Dytë në Kosovë, madje arbitri është detyruar ta ndërpresë për shkak se situata doli jashtë kontrollit.
Bëhet fjalë për duelin me skuadrës së Fushë-Kosovës dhe Vjosës. Sherri nisi pas një penalltie të skuadrës vendase, që u kthye në gol dhe miqtë tentuan të nisnin menjëherë ndeshjen.
Arbitri nuk e lejoi dhe nga aty nisi sherri, me lojtarët e Vjosës që u përplasën me vendasit. Grushte e shqelma mes tyre, ndërkohë që ka irritim nga çdo anë. Në kushtet e krijuara u ndërpre edhe ndeshja. /abcnews.al