Sherr masiv në Vlorë/ Policët përplasen me disa qytetarë, pas debatit për një skuter

schedule09:22 - 13 Korrik, 2024

schedule 09:22 - 13 Korrik, 2024

Një sherr masiv ka ndodhur në mesnatë në Lungomare të Vlorës. Protagonistë ishin policë  të  qarkullimit rrugor dhe qytetarë.

Sherri ka ndodhur pas ndalimit nga policia të një të riu  që lëvizte në këtë zonë të populluar të qytetit  me  një skuter elektrik të marrë me qira.

Ndërsa  policët po i komunikonin kundërvajtjen rrugore dhe  masën  administrative të riut, janë afruar dy pronarët e subjektit ku ai  kishte marrë me qira motorin elektrik, Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj.

Dy vëllezërit përkatësisht  29 dhe 23 vjeç  kanë debatuar  me punonjësit e policisë dhe më pas I kanë goditur me grushte.

Dy punonjës policie kanë pësuar fraktura dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës.

Në pranga  janë vënë  dy pronarët e biznesit që jepnin me qira mjete elektrike Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj.

Sipas policisë ata ushtronin aktivitetin pa licencë dhe zaptonin hapësirën publike.  Policia thotë se po punon për kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave të tjerë që goditën efektivët gjatë ushtrimit të detyrës.

Në qytetin e Vlorës skuterat elektrik janë kthyer në problem për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe  të shmangin incidente të tilla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!