Milan arriti të fitojë 0-1 ditën e djeshme ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League, kundër Sparta Prague. Ishte një gol i talentit Jens Petter Hauge, ai që vendosi sfidën dhe i siguroi kuqezinjve vendin e parë në grup.
Sikur të mos mjaftonte goli i shënuar, detyrat për norvegjezin ende nuk kishin mbaruar. Ai tregoi dhe një herë dëshirën dhe përkushtimin e tij për këtë aventurë, pasi gjatë kthimit për në Milano, Hauge ka vazhduar të studiojë gjuhën italiane.
🇮🇹 Never the wrong time to get those Italian lessons is. We just can’t stop our love for @jenspetter99 growing 👏
📹 @ACMilanGoleadorpic.twitter.com/9MxRBy7svN
— SempreMilan (@1SempreMilan) December 11, 2020
Ka qenë faqja zyrtare e Milanit në “TikTok” ajo që ka postuar një video të 21-vjeçarit duke lexuar librat e kursit. Kujtojmë që Jens iu bashkua Milanit në fundin e merkatos dhe deri më tani numëron 10 paraqitje me “Djallin”, ku ka shënuar dhe katër gola. /abcnews.al