VIDEO/ Shenja plumbash kudo, brenda shtëpisë ku Lefter Zhidru luftoi me policinë

schedule11:30 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:30 - 25 Shtator, 2020

I ngjajnë një skenë të vërtetë lufte pamjet nga brenda shtëpisë së Lefter Zhidrut, në të cilën ai u përplas me armë një ditë më parë me policinë në Elbasan.

Muret e banesës me dy dhoma dhe një aneks është kudo e shpuar nga plumbat e autorit të ngjajres, por edhe RENEA-s, të cilët ndërhynë për ta neutralizuar.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga abcnews.al pak momente pas neutralizimit të tij, Zhidru kishte në banesë pesë kallëpe tritoli, municione dhe një bombol gazi që po përgatiste ta përdorte si eksploziv.

Zhidru u ekzekutua nga RENEA pasi refuzoi të dorëzohej duke qëlluar madje me breshëri ndaj tyre.

Pas refuzimit të negociatave dhe përgjigjes me të shtëna ndaj policisë, Zhidru i ekzekutua me një plumb në kokë nga njëri prej snajperave të RENEA-s që ishte i pozicionuar aty. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!