VIDEO/ Shenja krize për Arsenalin, Jamie Vardy i dhuron fitoren “Dhelprave”

schedule22:21 - 25 Tetor, 2020

schedule 22:21 - 25 Tetor, 2020

Arsenali dhe Leicester City i kishin humbur ndeshjet e fundit në kampionat, teksa sot u përballën mes tyre në “Emirates Stadium”. Ndeshja ishte tepër e luftuar, shumë kartonë të verdhë u dhanë nga arbitri kryesor (diçka e rrallë në ishull) dhe në fund fituan “Dhelprat” 0-1.

Golin e fitores e realizoi i përjetshmi Jamie Vardy në minutën e 80-të. Goleadori i Leicester City shfrytëzoi një asist të turkut Cengiz Under dhe nuk e pati të vështirë të shënonte me kokë.

Golat dhe rastet e ARSENAL-LEICESTER CITY

“Topçinjtë” e Mikel Artetës u hodhën në sulm, por nuk ia dolën të evitojnë disfatën, kjo edhe për meritë të mbrojtjes së Leicester. Ekipi i Rodgers që ngjitet në vend të dytë me 12 pikë (po aq sa ka edhe Aston Villa), duke numëruar një pikë më pak se kryesuesit Everton dhe Liverpool.

Shenja krize për Arsenalin. Kjo ishte humbja e tretë në gjashtë javët e para të Premier League. Spanjolli Arteta duhet të ndryshojë diçka për t’iu kthyer rezultateve pozitive. /abcnews.al

Premier League, java e gjashtë
Arsenal-Leicester City 0-1
(Vardy 80′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!