Një person është nxjerrë i gjallë nga një kanal në Kamenicë, Kosovë.
Ai ishte bllokuar aty pas dhembjes së dheut, sipas njoftimit të zjarrfikësve.
Mediet kosovare bëjnë me dije se ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme dhe personi i bllokuar u shpëtua.
Pamjet nga operacioni u publikuan në një faqe në Facebook të zjarrfikësve të Kamenicës.
“Falë informimit me kohë dhe ndërhyrjes së shpejtë nga Zjarrfikësit u arrit të nxirët i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal. Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë!”, shkruhet në një postim në këtë faqe./Abcnews.al/