VIDEO/ Seria e radhës, Donald Rapo në versionin… shofer urbani

schedule10:18 - 20 Prill, 2020

schedule 10:18 - 20 Prill, 2020

Donald Rapo nuk di të ndalet gjatë karantinës. Sërish rrjetet sociale të tij janë pushtuar nga komentet dhe këtë herë e ka lënë muzikën. Mesfushori i Laçit ka menduar për një numër tjetër, sërish me bandën e tij dhe qenin besnik.

Rapo këtë herë shfaqet si shofer autobusi, ndërkohë që partnerja e tij dhe vëllai qëndrojnë në këmbë dhe mbahen në një bisht fshese. Korçari, si shqiptar, nuk mund të mos i bjerë edhe borisë gjatë aktrimit të radhës.

“Linja e re” shkruan Rapo, ndërkohë që krijohet atmosferë pozitive edhe nga kënga që Rapo dhe “partnerët në krim” kanë zgjedhur. /abcnews.al