VIDEO/ Serbia përfshihet në kaos dhe përleshje fizike, protestuesit thyejnë xhamat e Kuvendit

schedule21:33 - 24 Dhjetor, 2023

schedule 21:33 - 24 Dhjetor, 2023

SERBI– Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët protestuan për të shtatën herë me ftesën e opozitës, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve në Serbi.

Më herët, përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit. Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia.

 

Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës. Policia e përgjigj me gaz lotsjellës, shkruan REL. Në hyrjen kryesore të Kuvendit, një zyrtar policor u tha protestuesve se “hyrja me forcë është vepër penale”.

Pas incidenteve para Kuvendit serb, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

 

Megjithatë, presidenti serb tha se “autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin”. Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore. Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet po kërkohet për shkak të, siç është thënë, “pengimit të vullnetit të qytetarëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!