VIDEO/ Senatorët dhe risitë në listën e Shqipërisë, Edy Reja zbardh planin

schedule11:37 - 3 Tetor, 2020

schedule 11:37 - 3 Tetor, 2020

Shqipëria luan më 7 tetor kundër Armenisë miqësore, ndërkohë që më 11 dhe 14 tetor në plan janë ndeshjet e Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Trajneri Edoardo Reja ka dalë në orën 11:00 para mediave dhe ka publikuar listën, si dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi lojtarët e lënë jashtë.

SENATORËT E LËNË JASHTË -“Po jetojmë një moment të vështirë, edhe prej pandemisë. Jam në kontakt me klubet shpesh dhe nuk duan të japin lojtarë, për shkak se Shqipëria është zonë e kuqe. Kur të kthehen lojtarët duhet të futen në karantinë. Shikoni Napolin, çfarë po u ndodh pas ndeshjes me Genoa. Nuk është vetëm Napoli. Klubi më ka kërkuar të mos e marr në këto ndeshje.

Hysaj është me karton dhe kemi kërkesën e Napolit. Roshi është i dëmtuar në kavilje. Cikalleshi nuk është akoma në kondicionin e duhur fizik. Balaj e njoh nuk kam çfarë t’i shoh tjetër, ndaj mendova ta lë në shtëpi këtë herë. Dua t’u jap hapësirë edhe të rinjve, siç e shikoni listën. Po punojmë në funksion të EURO 2024. Kemi Mihaj, Memolla, Çepele, Doka, Selahi, Kallaku, Vrioni, Broja e të tjerë, të cilët. Janë të gjithë të rinj dhe në 2024 mund të jenë gati.

Po e marrim në konsideratë edhe këtë. Do i përfshijmë gradualisht në ekip këto. Normalisht duhet të bindin. Mendova se është moment i mirë për t’i marrë dhe për t’i provuar. Armenia ka problematikat e saj, por problemi im është se cilët lojtarë do të vijnë. Do doja 27 lojtarë. Do presim edhe fundjavën se si do të shkojë situata, në mënyrë që deri të hënën të kemi një situatë të qartë”.

NATIONS LEAGUE – “Ndeshja me Lituaninë ishte problem. Kur fitojmë mendojmë se sfida e radhës është e lehtë. Duhet përqendrim, pasi nuk ka ndeshje të lehta. Nuk ka diçka të komplikuar në grup, pasi jemi të katër skuadrat në kuotën e tre pikëve. Lojtarët e rinj nuk kanë eksperiencë, por kanë energji dhe japin maksimumin”.

“Duhet të shfrytëzojmë këtë karakteristike. Janë të rinj që duhet të piqen. Normalisht duhet të kenë hapësirë. Duhet përulësi, ka edhe mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat bëhen me buton. Gjithashtu lojtarët duhet të respektojnë vendimet e trajnerit, sikurse kur luajnë, ashtu edhe kur nuk luajnë”.

“Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje. Me Lituaninë humbëm dhe kjo ndodhi sepse luajtëm keq. Ata kishin 20 ndeshje pa fitore, por humbëm për një gabim tonin. Pas çdo ndeshje duhet të jemi të qetë, të rrimë me këmbë në tokë. Sa i takon ndeshjeve të radhës, sikur të fitonim një dhe të mos humbnim tjetrën, do të ishte mirë”.

FORMACIONI TIP – “E kemi pasur një, por këto kohë kemi probleme. Kamberin e thirra herën e shkuar, por nuk vinte dot. Kemi marrë disa të rinj këtë herë. Do shoh në ndeshjen miqësore dhe duhet të më bindin. E kam formacionin fiks, me përjashtim të Mihaj dhe Veselit që kanë bërë rotacion. Dua të shoh edhe Kumbullën”.

 

“Nuk kemi bërë shumë ndryshime. Manaj ka luajtur, pastaj edhe Cikalleshi e Balaj. Broja e Vrioni janë paraqitur mirë dhe thashë t’u jap një shans. Memushaj është operuar dhe nuk është. Mbrojtja është mirë. E thashë edhe më parë, do shohim edhe të rinjtë”.

SYNIMET –  “Objektivat nuk kanë ndryshuar. Do mundohemi të marrim maksimumin. Nëse nuk ia dalim, të shohim përpara. Problemi më i madh është gjendja e lojtarë. Ka lojtarë që mund të ndryshojnë skuadër, ose që kanë lëvizur tani. Bare ka ndryshuar ekip, por s’ka luajtur. Nuk e di në çfarë forme është. Edhe Manaj pret të transferohet. Kemi probleme, për shkak se lojtarët i kemi të shpërndarë.

Kundërshtarët i kanë ekipet nga kampionatet e tyre dhe nuk e kanë atë problem. Edhe Gjasula ka ndryshuar skuadër. Vetëm portierët nuk kanë ndryshuar skuadër. Kemi Dermakun që mund të ndryshojë ekip, Kumbulla e ndryshoi. Merkato ndikon, pasi nuk janë shumë të përqendruar te fusha. Sa për t’i thënë, edhe Lenjani, Trashi e Veseli kanë ndryshuar ekip. Është moment i vështirë. Do flas me skuadrën dhe do mundohemi të jemi sa më të bashkuar”.

CIKALLESHI DHE KAPITENI – “Sa i takon kapitenit, është Berisha nëse nuk luan Hysaj. Ai është kapiteni i vërtetë edhe kur nuk luan, pasi ka eksperiencë. Zgjedhja u takon lojtarëve. E thashë më parë. Kam folur me të dhe nuk ëshët në formë. Nuk ka luajtur ndeshje të plota”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!