Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një moment të pazakontë publik me partneren e tij, Selena Gomez.
Gjatë episodit të fundit të podcast-it “Friends Keep Secrets”, të transmetuar të martën, Gomez ka surprizuar publikun duke puthur gishtin e dytë të këmbës së Blanco-s, një moment ky që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Ky gjest vjen pasi në internet qarkulluan komente tallëse lidhur me paraqitjen e këmbëve të producentit, të cilat madje janë vlerësuar me notën 3 nga 5 në platformën WikiFeet. Këmbët e tij kanë qenë më parë objekt diskutimesh online për shkak të një fotografie virale.
Momenti i transmetuar në podcast ndodhi gjatë një bisede serioze mes çiftit për të ardhmen dhe fëmijët. Në një çast spontan, Gomez vuri re këmbët e Blanco-s të vendosura mbi tavolinë dhe reagoi me një puthje, duke e lënë producentin dukshëm në siklet, por dhe duke shkaktuar të qeshura në studio.
Gjesti i artistes u interpretua si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave në rrjet, duke treguar mbështetje publike për partnerin e saj dhe duke e kthyer situatën në një moment humori dhe afeksioni.
Selena Gomez kisses Benny Blanco’s feet after it went viral for being dirty pic.twitter.com/VcwBD4XGug
— Red Media (@RedMedia_us) March 3, 2026


