Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’ për Ukrainën, Rama pritet nga Macron

schedule15:34 - 6 Janar, 2026

schedule 15:34 - 6 Janar, 2026

Ditën e sotme udhëheqësit e 30 vendeve perëndimore do të mblidhen sot në Paris ku do të diskutojnë për situatën në Ukrainë.

I pranishëm në këtë Samit është edhe kryeministri Edi Rama. Rama është pritur këtë të martë nga presidenti francez Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.

Në takimin e 6 janarit do të ketë gjithashtu një prani amerikane, me kryenegociatorët e presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të pranishëm në kryeqytetin francez, megjithëse sekretari i Shtetit, Marco Rubio, nuk ka gjasa të vijë, pavarësisht shpresave në disa kryeqytete evropiane se ai do të merrte pjesë gjithashtu.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!