Është mbyllur pjesa e parë mes Tiranës dhe Bylisit në “Selman Stermasi”, me avantazhin 1-0 të bardhebluve kryeqytetas. Diferencën e vetme në këtë fraksion të parë të lojës, e bëri braziliani Elton Cale.
Në minutën e 19-të të sfidës, numri 7 i Tiranës bën një rrotullim të shkëlqyer në mesfushë, duke lënë në vend kundërshtarin. Pas dy kombinimeve të bukura me Ngoo dhe Torassa, Cale e sheh veten brenda zonës në një pozicion të vështirë.
Pasi driblon dhe një mbrojtës tjetër ballshiot, braziliani gjuan fort me të majtën, duke mposhtur Hidin nga një diagonale thuajse e pamundur. Goli i Cale ishte i vetmi gjatë pjesës së parë në këtë takim./abcnews.al
Kategoria Superiore, java 18
TIRANA – BYLIS 1-0
Cale 19′
Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Bylisi: Hidi, Janku, Goxha, Hadroj, Murataj, Mëllugja, Bajramaj, Hadroj (Bicaj 35′), Ndreca, Peposhi, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtar: Enea Jorgji
Kartonë të verdhë: Cobbinah 33′ / Mëllugja 29′