VIDEO/ “Sa u fejova ra termeti”, Rama batuta me të riun: Dil mo në fushë, ç’bën në çadër

schedule11:32 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 11:32 - 11 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në disa fshatra të dëmtuar nga termeti në Fushë-Mamurras. Mesazhi i tij ishte i qartë se “kush është regjistruar deri më tani do ti ndërtohet shtëpia e re, të tjerët nuk do perfitojnë”. Sipas Ramës, ka shumë që duan të abuzojnë dhe po i shembin vete shtëpitë.

Por Kryeministri si gjithnjë nuk i kurseu batutat me banorët.

Teksa një burrë në moshë i shpjegonte se kanë marrë 1 çadër, por është e pamjaftueshme se janë dy kurorë brenda, Rama i thotë djalit të familjes me humor “mos luaj shumë natën dhe nëse do… dil në fushë”.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Rama: Po nuk e keni sistemu çadrën?
Kryefamiljari: Andej çuni këndej nana me babën…se jemi dy familje. I kemi vendos dyshekët për ti ndarë çadren.
Rama: Mure për tu ndarë një çadër…hej Zot!
Kryefamiljari: Luan natën ky (djali)
Djali: Prej hallit…
Rama: Ca halli mo. Hej Zot, po dil në fushë.
Djali: Sa u fejova ra termeti.
Rama: Termet jashtë termet brenda. Nga gëzimi që ke shpëtu luan gjithë natën…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!