Janë vërtetë të pandalshëm këtë sezon. “Rrogozhinasit” e Egnatias kanë siguruar një tjetër fitore, kësaj radhe, ndaj “Bluve” të Dinamo City, teksa i kanë mundur në “Niko Dovana” këta të fundit, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.
Zejnullai e Isgandarli, në minutat 17’ e 80’ i dhuruan një fitore tejet të vyer djemve të Edlir Tetotëve, ndërsa për “Nëndetësen” vendase goli i nderi erdhi nga këmbët e “bomberit” kosovar, Baton Zabergja, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 67’ të sfidës.
Falë kësaj fitoreje, Egnatia vijon të ruajë vendin e parë në tabelë, teksa kësaj radhe ëshë shkëputur me një diferencë prej 5 pikësh, nga ndjekësit më të afërt, “Demat e Kuq” të Partizanit, ndërkaq, “Blutë” e Dinamo City mbeten në vendin e 6-të të tabelës, me 19 pikë, 1 më shumë se Kukësi i një pozicioni më poshtë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Arbin Zejnullait, 0-1:
Goli i Baton Zabërgjas, 1-1:
Goli i Vusal Isgandarli, 1-2: