VIDEO/ Rritje rekord e të infektuarve, Manastirliu: Në spital ka të rinj me simptoma të rënda

schedule09:20 - 4 Korrik, 2020

schedule 09:20 - 4 Korrik, 2020

Me rritjen rekord të shifrave të të infektuarve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se “sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe”.

Ministrja e vë theksin tek neglizhenca e qytetarëve ndaj masave të vendosura dhe distancimit social, duke kujtuar se çdo gjë ka mbaruar me daljen e vendit nga izolimi.

“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan ministrja.

Ndaj ajo apelon:

Vendose maskën🙏🏼
Ruaj distancën
Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët.

🔴#COVID19
‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të…

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, July 3, 2020

 

 

 

 

/abcnews.al