Video rrëqethëse/ Luftëtarët e Hamasit marrin peng 4 izraelitë, më pas i ekzekutojnë

schedule10:32 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:32 - 10 Tetor, 2023

Të paktën katër izraelitë, të cilët u rrëmbyen të shtunën e kaluar nga Hamasi gjatë pushtimit të paprecedentë të Izraelit, u ekzekutuan disa minuta më vonë në mes të rrugës, sipas një video të analizuar nga Washington Post.

Videoja fillimisht u postua në Telegram më 8 tetor dhe u verifikua nga Washington Post. Në të shihen disa kufoma në rrugë në Be’eri, në Izraelin jugor, disa metra larg nga vendi ku militantët e Hamasit filmuan rrëmbimet e njerëzve që i përdornin si pengje.

Videoja origjinale e katër izraelitëve fatkeq është marrë rreth një orë e gjysmë pasi filloi pushtimi brutal dhe ishte ndër provat e parë që tregonte luftëtarët e Hamasit që kapnin civilë izraelitë.

Në video, civilët i kanë duart e lidhura pas shpine dhe po udhëhiqen nga burra të veshur me uniforma ushtarake dhe me armë. Në fakt, disa nga qytetarët e rrëmbyer kanë ecur zbathur.

Siç shkruan Washington Post, katër trupat në video duket se kanë të njëjtat karakteristika, si flokët dhe veshjet, si katër civilët që u shfaqën të gjallë në videon e mëparshme dhe u rrëmbyen nga Hamasi.

Dy videot, të cilat janë realizuar vetëm një metër larg njëra-tjetrës, janë të dyja përgjatë së njëjtës rrugë.

Në fakt, siç raporton WP, shihen të njëjtat makina të djegura, trotuari dhe të njëjtat shtëpi. Në fund të videos së parë pengjet janë gjallë, ndërsa në fund të videos së dytë kur kapet kamera, ata duken të vdekur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!