VIDEO/ Rreng si anglezit Harry Redknapp, Shtubina e pëson në intervistë “LIVE”

schedule21:57 - 2 Maj, 2021

schedule 21:57 - 2 Maj, 2021

Harry Redkanpp, trajneri i njohur anglez, u tërbua kur futbollistët e tij i bënë një rreng, në momentin që ai po fliste “live” pas kualifikimit në Champions League. Tottenham kishte mposhtur skuadrën e Manchester City dhe lojtarët e lagën me ujë trajnerin e tyre.

Mendova se ishte i lumtur, por jo. E shikoi si një mungesë respekti. E bëmë diçka të tillë sepse e donim shumë. Kisha luajtur dhe isha i përfshirë shumë, edhe pse më parë kishte zgjedhur Aaron Lennon para meje.

Mund edhe të mbaja inat me të, por jo. Isha pjesë e asaj loje dhe për shkak se djemtë më kishin qejf, isha unë ai që e laga. Kjo nuk i pëlqeu dhe u zhgënjeva, pasi me të vërtetë unë e kisha qejf atë”, tregonte David Bentley disa kohë më parë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe pas një ndeshjeje të Kategorisë së Parë. “Viktima” ka qenë Ndriccim Shtubina, i cili ishte gati të jepte intervistën e tij pas ndeshjes që Egnatia fitoi kundër Besës dhe siguroi ngjitjen në Superiore pas 16 vitesh.

Shkodranin e kanë surprizuar shokët e skuadrës, duke e lagur atë me ujë gjatë transmetimit “live”. Sigurisht ai nuk do të mbajë inat, sidomos pasi e arriti objektivin për ta ngjitur në elitë Egnatian. /abcnews.al

https://streamable.com/mkb16k

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!