Kosova e sezonit të shkuar në UEFA Nations League, i mahniti të gjithë, duke bërë ndeshje të shkëlqyera dhe duke marrë fitore radhazi. Por, sezonin e shkuar, ishte në League D, por në League C, një ligë më lart, “Dardanët” e kanë më të vështirë.
Pas barazimit 1-1 me Moldavinë të premten, as sot nuk kanë arritur të fitojnë, madje janë mposhtur 1-2 nga Greqia. Djemtë e Challandes që në nisje ishin “out”, duke pësuar gol në minutën e tretë të sfidës.
Një aksion i bukur i grekëve konkretizohet me gol nga Limnios, i cili shënoi në minutën e tretë. Më pas, Kosova reagoi të futet në lojë dhe të reagojë. Gjithçka mirë për djemtë e Challandes, por gabuan shumë në pasimin final dhe në konkretizimin e aksioneve.
Greqia përfitoi nga mënyra si po shkonte loja dhe madje arriti të shënojë sërish në pjesën e dytë. Në minutën e 51-të, mbrojtësi Siovas tregon aftësi të jashtëzakonshme, duke stopuar një top të lartë dhe duke mposhtur me të majtën Ujkanin.
Kosova do të arrinte te goli, në minutën e 81-të. Jo një gol dosido, por një perlë nga Benard Berisha. Sulmuesi anësor, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi me roveshatë, por për fat të keq, nuk arriti të shmangë humbjen. Greqia merr tre pikë, ndërsa Kosova mbetet me vetëm një pikë pas dy takimeve…/abcnews.al
UEFA Nations League
Kosovë – Greqi 1-2
B. Berisha 81’ / Limnios’, Siovas 51’