VIDEO/ Ronaldinho u “bën zbor” të burgosurve e policëve, gola e asiste pafund

schedule09:07 - 14 Mars, 2020

schedule 09:07 - 14 Mars, 2020

Ronaldinho dhuron shfaqje edhe në burg. Braziliani, që prej 6 marsit është arrestuar nga autoritetet paraguaiane dhe po qëndron i burgosur në një Komisariat Policie, që shërben edhe si burg për personat e rëndësishëm.

Mediat në vendin amerikano-jugor raportojnë se një ditë më parë Ronaldinho është përfshirë edhe në një ndeshje futbolli, të zhvilluar midis policëve dhe disa të ndaluarve që po qëndrojnë në të njëjtin burg me ish-lojtarin e Barcelonës.

https://twitter.com/r_gonbo/status/1238608174535585793?s=20

ABC Color raporton se Ronaldinho as që kishte ndërmend të luante, por pasi i ka shkuar një top pranë, ka nisur të dhurojë spektakël. Thirrjeve të para për të luajtur u ka thënë “jo”, më pas është justifikuar se nuk ka me çfarë luan, deri kur një polic ia ka ofruar një palë këpucë.

Më pas sigurisht ekipi i Ronaldinho ka triumfuar, madje me rezultat të thellë 11-2. Braziliani shënoi 5 prej golave të skuadrës së tij, si dhe dha 6 asiste. Gauchazh ka publikuar edhe një gol të ish-fantazistit, që mund ta shikoni KËTU./abcnews.al