Guvernatori republikan Ron DeSantis ka pezulluar fushatën e tij për president të SHBA-së, duke u tërhequr nga gara.
Ky vendim i tij vjen dy ditë përpara zgjedhjeve paraprake në New Hampshire.
DeSantis e bëri njoftimin në një video në platformën X.
“Nuk mund t’u kërkoj mbështetësve tanë të japin vullnetarisht kohën e tyre të përkushtohen plotësisht, kur ne nuk e kemi të qartë rrugën drejt fitores dhe aq më pak të sigurt. Prandaj, sot po e pezulloj fushatën time. Është e qartë për mua se shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump një shans tjetër,” tha ai, duke shtuar, “Ai ka mbështetjen time sepse ne nuk mund të kthehemi te garda e vjetër republikane e dikurshme, apo ripaketimi i formuar që përfaqëson Nikki Haley”, ka thënë ai.
“Success is not final, failure is not fatal: it is the courage to continue that counts.”
– Winston Churchill pic.twitter.com/ECoR8YeiMm
— Ron DeSantis (@RonDeSantis) January 21, 2024
/abcnews.al/