VIDEO/ Romero tërboi Adolfo Sormanin, me këtë veprim e ka prerë biletën

schedule15:06 - 28 Janar, 2020

schedule 15:06 - 28 Janar, 2020

Aristotelos Romero është një çështje te Partizani. Mesfushori i huazuar nga Crotone është një nga lojtarët më të paguar në klubin e kuq, por këtë herë zor se do t’i shpëtojë gjobës. Shkak është ajo që ka bërë në ndeshjen me Kukësin, kur në momentin që trajneri Adolfo Sormani ka dashur ta hedhë në fushë, ai e ka marrë me përtesë dhe më pas italiani e ka lënë në stol.

Gazetarja Sidorela Gjoni, e ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, e ka thënë hapur diçka të tillë. “Të mos flasim sa lekë merr Romero, por pse nuk luajti Romero. Romero u bë gati për të zëvendësuar dikë në fushë. Nuk dua të gabohem me emra”, shprehet Gjoni.

Më tej ajo shton: “Në momentin që u bë gati tabela elektronike, se ne e dimë sa lekë merr dhe nuk e dimë çfarë ndodhi, Romero u vonua më atë ngadalësinë e vet duke veshur getat. Në atë moment që trajneri është duke u mundur 1-0 nuk do të durojë një lojtar që vonohet tre orë me getat dhe i tha ‘Ok, vazhdo e rri’. Kjo është historia”.

“Te Partizani, mund t’i pyesni lojtarë dhe drejtuesit, nuk është se nuk marrin gjoba. Dalim dhe themi që Partizani ka lojtarë me 8 mijë euro, por nuk thotë askush që ata lojtarë e marrin ndonjëherë gjysmë për gjysmë pagën, për shkak se kanë shkuar me vonesë në stërvitje”, përfundon Gjoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!